Shqiptarët në kërkim të një jete më të mirë në SHBA që nga viti 1880

Është e njohur se populli shqiptar emigron në shtetet e huaja në kërkim të një jete më të mirë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot jetojnë një numër i madh i shqipëtarëve, të cilët nuk pretendojnë të kthehen në vendlindje.

Emigrimi i shqipëtarëve po ndodh shumë vite e shekuj më parë, e kjo është një tregues se shumica e popullit shqiptar kërkojnë shpëtim në shtetet Europiane dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e kushteve të këqija për jetesë në vendlindje.

Në vazhdim Ju sjellim disa fotografi të marra në vitin 1892-1954, të më shumë kombeve ndër të cilat mund të shihni edhe fotografinë e ushtarit shqiptar i fotografuar nga shefi i zyrës së Regjistrit, Augustus Sherman, në portin më të njohur të asaj kohe për emigrim Ellis Island.

Ellis Island ishte portë për më shumë se 12 milionë emigrantë të cilët kaluan nëpër dyert e saj që kërkojnë një të ardhme më të mirë në Amerikë, nga viti 1892 deri në vitin 1954.

Fotografitë, nga koleksioni i William Williams, Komisioneri i Imigracionit në Ellis Island nga 1902-5 dhe 1909-13, para pak kohe janë digjitalizuar dhe janë vënë në dispozicion për publikun në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut.

Sipas të dhënave nga një studim i vitit 2008 të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ka 201,118 amerikanë me prejardhje të plotë ose të pjesshme shqiptare. Shqiptari i parë i dokumentuar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara ishte Kolë Kristofori (anglisht: Nicholas Christopher), i cili zbarkoj në Boston në fillim të viteve 1880′ dhe mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA.

Aktualisht në zonat me popullsi më të madhe e amerikanëve me prejardhje shqiptare janë New York City, New York, Detroit, Michigan, Boston, Massachusetts, New Jersey,Chicago, dhe Connecticut.

Guadeloupean woman
Portreti (në të majtë) i një gruaje Guadeloupiane dhe (në të djathtë) i një ushtari shqiptar e marrë nga Sherman, i cili ka punuar si shefi i zyrës së Regjistrit në Ellis Island deri në pensionimin e tij në vitin 1917.
Portret i një burri algjerian
Portret i një burri algjerian
Ushtari grek
Ushtari grek

 

Portreti i një gruaje italiane
Portreti i një gruaje italiane

Ja se si dukeshte edhe porta Ellis Island dhe regjistrimi i emigrantëve.

Regjistrimi i emigrantëve në Ellis Island
Regjistrimi i emigrantëve në Ellis Island

Të gjithë emigrantët pas regjistrimit kalonin ekzaminime mjekësore dhe biseda private me oficerët për emigrim, e më pas vendosej aprovimi apo refuzimi për kalimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekzaminimi mjekësor i emigrantit
Ekzaminimi mjekësor i emigrantit

Që në atë kohë e deri më sot, fatkeqësisht shqiptarët si zogjët shtegtar emigrojnë për një të ardhme më të mirë dhe më të lumtur në shtetet Europiane dhe ato Amerikane.

(Burimet: Wikipedia.org, CBS News)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button