RREZE NËNTORI

Sa ditë e bukur, plotë gjallëri,

lëshoi dielli rrezet e tij,

mes nëntori gjithë ngrohtësi,

lozin fëmijët, oh sa kënaqësi.

Rreze nëntori po mbretëron,

të sotmen ditë e zbukuron,

tokën bujku po punon,

diell ty shumë t’falenderon.

Një njeri nga larg e shoh,

dhe afrohem që ta njoh,

është piktori miku im,

po ngjyros gjithë gëzim,

një peizazh të vendit tim.

Filloi muzgu që të bjen,

rrezet dielli po i fshen,

sot ty rreze t’përshëndesim,

nesër prapë ne të presim.

Poezi nga Ardian Haziri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button