Banorët e Tetovës: Ngrohja me dru ndot ajrin, por kushton më lirë

Përveç “Jugohromit” dhe makinave, koftorët gjithashtu ndotin në masë të madhe ajrin. Banorët e Tetovës janë të ndërgjegjshëm se në këtë mënyrë rëndojnë më shumë situatën me ajrin e ndotur megjithatë shprehen se kjo është mënyra më e lirë për t’u ngrohur në mungesë të sistemit të ngrohjes me gaz apo atij qendror, njofton Alsat-M, transmeton Portalb.

Ekspertët e fushës vlerësojnë se ndotja nga ngrohja me dru është në nivel shumë të ulët, respektivisht 8 për qind. Problemi më i madh sipas tyre buron nga djegia e druve jocilësorë dhe materialeve të tjera të dëmshme.

“Varësisht nga përbërja e lëndës djegëse kemi edhe gazra që emetohen nga këto përbërës përbërësit janë kryesisht të njëjtë sepse edhe përbërja e tyre është e njëjtë monoksidi i karbonit, dyoksid karboni, oksidet e azotit, materiet avulluese dhe gjithnjë emetohen edhe grimcat e imëta që janë si rezultat i djegies jo të plotë. Për qytetarët të cilët ngrohen me dru rekomandohet zakonisht pastrimi i oxhaqeve dhe përdorimi i druve më kualitativ”, u shpreh Hasan Idrizi, ambientalist.
Sipas analizave të fundit, në Tetovë rreth 72 për qind e amvisërive ngrohen me dru, ndërsa pjesa tjetër ngrohjen e sigurojnë nga djegia e qymyrit dhe naftës, të cilat gjithashtu lëshojnë gazra të dëmshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button