Dhjetë profesorë bojkotojnë mësimin në gjimnazin e Shkupit “Cvetan Dimov”

Dhjetë profesorë të Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov” nuk kanë marrë paga mujore prej 14 muajsh pasi që atyre nuk u është rregulluar statusi i punësimit. Nga drejtoria e kësaj shkolle informuan se 6 profesor nuk janë paguar prej 14 muajsh, kurse 4 të tjerë prej shtatorit të këtij viti. Profesorët nuk dëshirojnë të flasin publikisht për rregullimin e statusit të tyre ndërsa i pyetur nga ALSAT-M, Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi premtoi se problemi do të tejkalohet në fillim të javës që vjen pasi ka sinjale pozitive për një gjë të tillë edhe nga Ministria e Financave.

Në “Cvetan Dimov” deri më tash punën e kanë lënë 2 profesorë dhe sipas kompetentëve nëse të njëjtën e bëjnë dhe 8 profesorët e tjerë, procesi edukativo-arsimor në këtë shkollë mund të ndërpritet.

Për problemin e mos pagesës së mësimdhënësve në “Cvetan Dimov” kanë reaguar edhe nga këshilli i prindërve pranë kësaj shkolle. Ata përmes një kërkese deri te Ministria e Arsimit kanë kërkuar zgjidhjen e problemit të statusit të profesorëve, njofton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button