MASH: Vitin e ardhshëm fillon aplikimi i Programit të  Kembrixhit

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Programe Mësimore – Kembrixh , Majkël O’salivan dhe drejtori i Byros për Zhvillimin e Arsimit në Republikën e Maqedonisë, Vesna Horvatoviq, në prani të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, zëvendës ministrit për Arsim dhe Shkencë Spiro Ristovski, sot nënshkruajtën Marrëveshje për bashkëpunim në lëminë e adaptimit të programeve mësimore nga lënda e matematikës dhe shkencat natyrore për nxënësit e arsimit fillor nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë.

Me këtë rast Ademi theksoi se një nga reformat më të mëdha në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë në lëminë e arsimit fillor është aplikimi i programit tërësish të rij në programet mësimore nga lëndët “ matematikë” dhe “ shkenca natyrore” të përgatitur nga Qendra Ndërkombëtare për Programe Mësimore – Kembrixh. Mësimi nga “ matematika” dhe “ shkencat natyrore” i cili filloi në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button