Ministri Ademi e lë në harresë Sh.F. “Liman Kaba” – Luboten të Shkupit

Shkolla fillore “Liman Kaba” në Luboten të komunës së Butelit, është ndërtuar në vitin 1945 dhe tash nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e procesit mësimor. Mungojnë laboratorët, kabinetet, e veçmas problem këto ditë paraqet mungesa e sallës së edukatës fizike për nxënës. Drejtori i kësaj shkolle, Xhezmi Abdurramani thotë për TV 21, se disa herë ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) por deri tash nga ky institucion nuk kanë marrë asnjë përgjigje, njofton TV21.

“Gjithë kemi 9 klasë, faktikisht nuk kemi kabinet të informatikës , nuk kemi sallë sporti , nuk kemi oborre për nxënës, kushtet i kemi shumë të këqija. Këto janë aspektet të cilët  ku nuk mundët të zhvillohet procesi edukativo arsimor të këtyre nxënësve. Ne kërkesë kemi bërë deri tek Ministria e Arsimit por deri tani s’kemi asnjë përgjigje”, tha Abdurramani.

Nxënësit kërkojnë nga institucionet lokale dhe qendrore , që t’ju krijohet kushtet elementare për mësim duke filluar nga kabinetet e deri te salla edukatës fizike. Në këtë shkollë edhe më tutje punohet vetëm me shpuzë dhe shkumës.

Kryetari i Komunës së Butelit Peter Latinovski, theksoi se ekziston projekti për ndërtimin e Sallës së edukatës fizike për nxënësit e Sh.F  “Liman Kaba” dhe shpreson se në vitin e ardhshëm kjo shkollë do ta këtë sallën e sportit.

Mbi 400 fëmijë edhe këtë vite shkollor mësimin do të ndjekin në këtë objekt të vjetruar, që nuk ka as hapësire  të mjaftueshme për trajtimin e nxënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button