Skënderbe hero i ynë

E morën turqit në vegjëli
djalin Gjergj me shumë trimëri
si i vogël nëntë vjeçar
sy patrembur, guximtar.
Po të ndajnë nga unë o djalë
dëgjo, yt at’ ka dy fjalë
kudo ti që të shkosh
atdheun tënd mos ta harrosh.
Shiko mire e mbaji mend
Tokën, malin këtë vend
këto bjeshkë e kët’ shtëpi
kët’ vatan e nënë Shqipëri.
Këto fjalë i tha i ati
që të ndahen e deshi fati.
U rrit djali në tjetër dhe
mall kish shumë për atdhe
ushtar trim i dalluar
për atdhe i përvëluar.
Si ushtar shumë e mësuan
turqit emrin ia ndrruan
Skënder gjithë atij i thonin
më pas “bej” që ta nderonin.
Skënderbe u bë dikur
Shqipëri s’të harroi kurrë
me shpatë në dorë e flamur
për atdhe u nis ky burrë.
Nuk ish vet ish me ushtri
me flamurin kuq e zi
simbol n’kokë dy brirë dhie
po i del zot asaj Shqipërie
tha s’është vend Pernadorie.
Sa shqiptarë u bashkuan
përkrah Gjergjit gjithë luftuan
Perandorinë e shpartalluan
shumë fitores iu gëzuan.
Kastrioti në vend të vet
e përmbushi një amanet
fjaltë e t’atit si harroi
Shqipërinë e nderoi.
Hero i kombit shqiptarë
trim i madh e luftëtar
sa shumë këngë do t’i kushtohen
brez pas brezi do t’i këndohen.

Poezi nga Ardian Haziri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button