MPB: Në Kumanovë ka pasur vetëm kontroll të rregullt policor

Mediat kanë raportuar sot herët në mëngjes për një aksion të madh policor në Lagjen e Trimave- Kumanovë.

Portalb ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë edhe ai ka konfirmuar se bëhet fjalë për kontroll rutinore të policisë.

“Nuk bëhet fjalë për aksion policor, është kontroll rutinor i rregullt”, tha për Portalb zëdhënësi i MPB-së, Jordan Llamanovski, duke mos zbuluar detaje tjera mbi kontrollin e zhvilluar policor në Lagjen e Trimave të Kumanovës.

Dy javë më parë në rajonin e Kumanovës u zhvillua një aksion i madh policor ku u arrestuan 7 persona si të dyshuar se kishin mbajtur lidhje me “grupin e Kumanovës”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button