Mjerim! Shkolla në Çerkez: pa tekste shkollore, pa drunj për ngrohje, dritare të kalbura (FOTO)

Në sh.f. “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës mungojnë  kushtet e domosdoshme për realizimin e procesit edukativo-arsimor. Nxënësit mësojnë pa tekste shkollore, nuk ka drunj për ngrohje, ndërsa dritaret janë të kalbura; kulmi i shkollës është i papërshtatshëm; nuk ka sallë sportive e as kabinet të muzikës. Nga drejtoria njoftojnë se me kohë i kanë bërë kërkesat e duhura, por zgjidhja e problemeve me të cilat përballen është në kompetencë të komunës, respektivisht të qeverisë. Prindërit janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve, të cilët duhet të qëndrojnë për orë të tëra brenda klasave të ftohta.

2

Drejtori i shkollës, Hakik Jahiu deklaroi për Portalb se në shkollë vijojnë mësim 550 nxënës, në dy ndërrime, ndërsa dy ish-zyra prej 10 m2 shërbejnë si klasa për paralele prej 24 nxënës për shkak të hapësirës së pamjaftueshme. Drejtori sqaroi se shkolla jo vetëm që nuk ka nxehje qëndrore, për çka thekson Koftorët janë të vjetër, tymi kthehet prej oxhaqeve, ashtuqë gjatë dimrit në orët e para gjithmonë kemi probleme.”, por përballet edhe me mungesën e drunjve për ngrohje.

Sipas tij, sigurimi i drunjve është kompetencë e komunës,

“Kemi bërë kërkesë për drunj që në mars-prill. Komuna ka hapur tenderë, por ky tender është mbyllur e askush nuk është paraqitur për të sjellur drunj. Kështu mungesa e drunjve nuk është vetëm problemi ynë, por i të gjithë shkollave tjera në komunën e Kumanovës.”

 “Nga dritaret depërton i ftohti dhe koftorët nuk ngrohin sa duhet. Gjatë dimrit të kaluar fëmijët ktheheshin nga shkolla me duar të ngrira, më duhej t’ua shkrija duart në shtëpi.”-tha për Portalb një nënë e shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të saj.

4

Drejtori konfirmoi  Dritaret janë të kalbura, prej tyre depërton shiu, bora e i ftohti.. Në korrik kemi bërë një projekt, me të cilin nëpërmjet komunës kemi aplikuar në IPA fondet. Sipas këshilltarëve komunal, të cilët orvaten vazhdimisht për të mirën e shkollës, projekti ka marrë ‘dritë të gjelbër’. Ashtuqë është çështje kohe kur do të lëshohen financat, me të cilat të ndërrohen dritaret, dyert dhe të vendoset nxehje qendrore.”

“Sikur në të gjitha shkollat tjera në komunën e Kumanovës po edhe më gjërë, mungojnë shumë libra. Rreth 10% të librave i kemi.Ja p.sh. nga gjithsej 73 nxënës në klasë të nëntë, vetëm 2-3 nxënës janë të pajisur me libër të mirë, të tjerët i kanë të gjitha të grisura e që nuk mund më të përdoren.”-sqaroi drejtori, sipas të cilit kërkesa për libra poashtu është bërë në kohë, por se ende nuk kanë arritur libra të tjera.

3

I pyetur sa mungesa e teksteve shkollore e pengon procesin arsimor, ai tha:

“Tani  jemi thuajse në fund të tre-mujorëshit të parë dhe nxënësit duhet të notohen, por nuk kanë prej ku të mësojnë. Arsimtarët mundohen që të japin spjegime, që të mund nxënësit të marrin shënime, por kjo është e pamjaftueshme.” Ndërkohë nuk ekziston asnjë zgjidhje alternative: askund nuk ka libra të rinj, që nxënësit do të mund t’i blenin e as që mund drejtoria të kërkojë kopjimin e librave, pasi me këtë do të shkelte të drejtën autoriale.

“Kulmi i shkollës, si në shumicën e shkollave tjera është i mbuluar me pllaka të azbestit, që janë kancerogjene. Ndërsa akoma nuk është ndërmarrë asgjë as nga Qeveria e as nga Ministria e Shëndetësisë apo MASH.”-shtoi drejtori.

Fusha sportive
Fusha sportive

Jahiu sqaroi se pavarësisht kushteve, sukseset e arritura janë të shumta: “5-6 vitet e fundit nxënësit tanë e marrin vendin e parë në futboll në nivel komunal, zonal, ndër-zonal dhe republikan, kurse nuk kemi sallë të sportit. ”

7“I falenderoj arsimtarët që në këto kushte e kryejnë punën shumë profesionalisht si dhe  donatorëve të ndryshëm, që deri tani kanë ndihmuar shkollën./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button