Banka Botërore: Ngjarjet politike e ngadalësuan aktivitetin ekonomik të Maqedonisë

­ Projeksioni më i ri i Bankës botërore për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit është 3,2 përqind. Në pasqyrën e kumtuar ekonomike për Evropën dhe Azinë Qendrore është vërejtur se këtë vit, për shkak të ngjarjeve politike në Maqedoni ka ngadalësim të aktivitetit ekonomik.

Për vitin e ardhshëm Banka botërore parasheh që rritja e BPV-­së të jetë 3,4 përqind, ndërsa në vitin 2017 3,7 përqind. Forcë shtytëse kryesore e rritjes së këtillë, sipas Bankës botërore, do të jenë investimet e shtuara publike, eksporti i shtuar dhe rritja e prodhimit industrial. megjithatë, Banka botërore konsideron se rritja prej një për qind e BPV-­së prej viti në vit nuk është e mjaftueshme për t’u krijuar vende të konsiderueshme të punës. Në pasqyrë ceket se pritet edhe ulje e mëtutjeshme e shkallës së varfërisë dhe rritje e punësimeve.

Në të është cekur se shkalla e varfërisë është ulur prej 27 përqind në vitin 2010 në 24,2 përqind në vitin 2013, që tregon se janë përmirësuar kushtet për jetë. Papunësia është ulur prej 28,4 përqind në 27,3 përqind, ndërsa shkalla e papunësisë ndërmjet të rinjve është ulur prej 53 në 48, por ende është më e larta në rajon.

Ulja e papunësisë, posaçërisht tek të rinjtë, është cekur si një nga sfidat që ekzistojnë para Maqedonisë, së bashku me përballjen nga pasojat e mundshme nga kriza politike dhe konsolidimi fiskal.

Lexo:Bogov: Pasiguria politike ndikon në rritjen ekonomike

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button