Diplomatët takojnë Gruevskin para mesnatës: Urgjentisht zgjidhje! (VIDEO)

Përfaqësuesit ndërkombëtarë pas takimit me kryeministrin, Nikolla Gruevski, deklaruan për mediat se sonte i kanë thënë qeverisë se sa është e domosdoshme arritja e progresit për dalje nga kriza, bën të ditur TV NOVA.

“Ishim këtu që t’ia shprehim qëndrimin dhe pikëpamjet tona Qeverisë. Nuk ka deklaratë të posaçme sonte, vetëm e dhamë mesazhin për gjetjen urgjente të zgjidhjes. Ju faleminderit, do ju informojmë në të ardhmen varësisht nga takimi i liderëve”, tha ambasadori italian, Ernesto Beleli.

Përveç ambasadorit italian, në takimin me Gruevskin sonte ishin edhe euro ambasadori, Aivo Orav, si dhe zv/ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Takimi me kryeministrin Gruevski i cili zgjati rreth 45 minuta, u realizua me kërkesë të korit diplomatik në vend. Sikur herave tjera, ambasadorët duheshte ta presin Gruevskin, pasiqë ai u erdhi me vonesë ashtu siç e ka zakon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button