Në Mesxhid-i Aksa falin namazin e xhumasë 25 mijë persona

Palestinezët pas heqjes së kufizimit të moshës në namazin e xhumasë u dyndën në Maesxhid-in Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mesxhid-it Aksa, Shejh Ömer Kisvani, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se pasi policia izraelite hoqi kufizimin e moshës të zbatuar që nga muaji qershor në Mesxhid-in Aksa falën namazin e xhumasë 25 mijë persona. Kisvani ka vënë në dukje se heqja e kufizimit të moshës ka ardhur si pasojë e rezistencës palestineze dhe e presioneve të ardhura nga komuniteti ndërkombëtarë. Gjithashtu ai u shpreh se Izraeli nuk ka asnjë arsye të drejtë të ndalojë hyrjet në Aksa dhe shpreson që mos të vendosë më një ndalesë të tillë.

Ndër të tjera theksohet se policia në dyert e Aksasë disa të rinjve palestinezë që dëshironin të hynin brenda iu ka kërkuar kartën e identitetit, ndërsa pas faljes mulimanët në Aksa janë shpërndarë pa asnjë incident.

Ndërsa është vërejtur se qindra policë kanë qëndruar të gatshëm në rajonin e qytetit të vjetër në Jerusalem ku ndodhet edhe Mesxhid-i Aksa, si ishin edhe kamerat e vendosura nga policia, duke mbajtur në këtë mënyrë nën kontroll vazhdimisht qytetin.

– Hyrjet u ndaluan nga Bregu Perëndimorë dhe Gaza –

Palestinezët të cilët jetojnë në Bregun Perëndimorë dhe Gaza nuk kanë mundur të hyjnë në Aksa për shkak të ndalimeve të hyrjeve në Jerusalem.

Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se heqja e kubizmit të moshës për hyrjen në Aksa ka ardhur pasi Sekretari amerikane i Shtetit, John Kerry, pati një takim ditën e djeshme në Gjermani me Kryeministrin, izraelit Benjamin Netanyahu. Theksohet se Kerry sot pritet të takohet në kryeqytetin e Jordanisë në Amman me Presidentin palestinez, Mahmut Abbas dhe me mbretin jordanez, Abdullah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button