Ixhet Memeti: Të mos pengohet e drejta për të protestuar

Në lidhje me informacionin se ndaj gjimnazistëve po ushtrohet presion dhe kërcënime për të mos dalë në protesta lidhur me testimin ekstern, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, apelon që nxënësit të mos pengohen në të drejtën e tyre për shprehje paqësore të pakënaqësisë, përkatësisht të drejtën e lirisë së mendimit dhe lirinë e shprehjes në lidhje me të gjitha çështjet që prekin fëmijët dhe të rinjtë, në përputhje me ligjet dhe dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti, njofton TV21.

Memeti thekson se shprehja paqësore e protestës është e drejtë e garantuar me kushtetutë, duke këshilluar që të dëgjohet mendimi i nxënësve për reformën e arsimit përmes dialogut të drejtpërdrejtë, për shkak se ata janë të prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet në procesin mësimor dhe edukativ, që nga ana tjetër ndikon në zhvillimin e tyre dhe ndërtimin e personalitetit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button