Assad u takua me Putinin në Moskë

Presidenti sirian Bashar Al-Assad ka zhvilluar një takim mbrëmë në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se gjatë takimit Assad ka informuar liderin rus mbi situatën në Siri dhe planet e forcave të qeverisë.

“Mbrëmë presidenti sirian Bashar Al-Assad ka arritur në vizitë pune në Moskë”, ka thënë Peskov.

Kjo është vizita e parë dhe udhëtimi i parë i Assadit jashtë vendit që nga viti 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button