Zaev: Nuk mund të lejojmë të dënohen gazetarët me burg për “bombat”

Pas mbarimit të bisedimeve të pasuksesshme, mbrëmë në ora 4 të mëngjesit, është deklaruar për media kryetari i partisë opozitare maqedonase, LSDM-Zoran Zaev, i cili është shprehur se marrëveshje për shumë pika nuk është arritur, por një ndër to ka qenë edhe për atë të mediumeve, ku sipas tij, Gruevski ka kërkuar që gazetarët që i publikojnë bombat të dënohen me 5 vjet burg, njofton Portalb.

“8 orë kanë harxhuar për ligjin për bomba, që të mundeni të dënoheni ju, mediumet dhe të vendoset censura. Nuk do të lejojmë që të sjellin ligj të tillë i cili është i kundërt me vlerat e Evropës. Ajo është kundër Republikës së Maqedonisë. Është e papranueshme, në asnjë vend demokratik në BE,nuk dënohen  me 5 vjet burg redaktorët, gazetarët apo mediumet, ose ndonjë përgjegjës në medium. Kjo është e papranueshme, askush nuk mundet të jep pajtim për këtë ligj, që të dënohen mediumet kundër vlerave evropiane”, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button