Maqedonia në udhëkryq, ja afatet e shkelura të Përzhinos

Tash e 10 ditë është thyer afati, që grupet e punës e kanë pasur sipas Marrëveshjes së Përzhinos, për tu marr vesh rreth rregullores zgjedhore. Para dy ditësh, LSDM lëshoi grupet e punës, bisedimet janë në rrugë qorre, ndërkaq sot nga opozita kumtuan se nuk kanë arsye të kthehen në bisedime derisa nuk pranohet ekipi i Janevës, njofton Portalb

Është shkelur afati për tu dakorduar rreth mediave. Për këtë çështje janë takuar vetëm njëherë pa asnjë përgjigje konkrete, derisa problemet e mediave mbeten të hapura. Ende nuk ka paralajmërim kur do të ketë takim të radhës, ku do të zgjidhen këto probleme.

Shkelja e këtyre afateve, krijon mundësi për shkeljen edhe të afateve tjera, për të cilat janë marr vesh në Përzhino. Nga Marrëveshja e Përzhinos, deri më tani është respektuar vetëm afati për zgjedhjen e prokurores speciale edhe pse jo në tërësi. Këshilli i Prokurorëve ka pranuar vetëm gjysmën e prokurorëve ndihmës të propozuar nga Katica Janeva.

Në rend dite kanë mbetur edhe pika tjera, rreth të cilave duhet dakorduar:

-Më 20 tetor 2015, do të zgjidhet ministri i ri i Punëve të Brendshme i cili do të propozohet nga ana e LSDM-së, pas konsultimeve me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në. Ky ministër do ti takojë Qeverisë teknike.

-Më 20 tetor 2015, do të zgjidhet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale i cili do të propozohet nga ana e LSDM-së.

-Më 20 tetor 2015, do të caktohet disa zëvendës ministra në këto ministri:
a) Ministria e Brendshme, do të propozohet nga VMRO-DPMNE
b) Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të propozohet nga VMRO-DPMNE
c) Ministria e Financave, do të propozohet nga LSDM
d) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, do të propozohet nga LSDM
e) Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të propozohet nga LSDM. Këto zëvendës ministra do të ketë të drejtë të plotë për rishikim dhe veto në ministritë përkatëse në çështjet  ligjore, financiare dhe të personelit sa i përket organizmit të zgjedhjeve. Të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj, do të mbajnë këto funksione në Qeverinë e re e cila do të jetë si vijon më poshtë.

-Qeveria e tanishme do të dorëzojë dorëheqjen zyrtare në Parlament në kohë, që ti lejojë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë së re të fillojë punën më 15 janar, 2016, që domethënë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të udhëhiqet nga kryeministri i ri që do të propozohet nga VMRO-DPMNE. Programi i kësaj Qeverie do të kufizohet vetëm në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

-Rregulla e caktuar më lartë që Qeveria aktuale të jep dorëheqje 100 ditë pune para zgjedhjeve të reja dhe caktimi i Qeverisë së re, vlen vetëm në rastin e zgjedhjeve të prillit 2016, dhe pas ndryshimeve të nevojshme ligjore që duhet të miratohen sa më shpejtë, do të vjelë edhe për zgjedhjet tjera të ardhme.

-Partitë betohen ta respektojnë këtë marrëveshje në mirëbesim të plotë. Partitë gjithashtu angazhohen për ti larguar çdo pengese të mundshme të re që mund të paraqitet në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të prillit 2016.

Dokumenti në anglisht: PROTOCOL to the Agreement 2 June 2015 01/PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button