STOLI VJESHTE

Gjethet pash se ranë,
përdhe  anembanë,
s’ish më si më pare,
Toka u bë ar.
Pash atë bukuri,
përdhe si stoli,
më pëlqeu shumë,
thash i lumi unë.
Madhështi e verdhë,
me ngjyrë sikur diell,
të ecje mbi fletë,
si t’i prekje retë.
Vështrova përreth,
dhe nuk pash njeri,
pamjet i shijova,
edhe në vetmi.
Të them të vërtetën,
nuk ndjeja vetmi,
se isha i rrethuar,
me plot bukuri.
Bukuri përrallore,
pamje madhështore,
një gjeth  befas ra,
syri im e pa.
E pash si fluturon,
porsi një balonë,
mbeta i habitur,
më erdhi papritur.
Thash me vete vallë,
si me vjen vërdallë,
pse nuk shkon në re,
por bjen këtu në dhe.
Bjen ta zbukuroj,
dhe në ar ta shtroj,
prandaj i thonë stoli,
se është madhështi.

Ardian Haziri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button