Enigma e 1000 titujve shqip

Projekti gjigant i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës“Përkthim i 1000 teksteve profesionale”, është drejt përfundimit, kurse librat të përkthyera në gjuhën shqipe nuk janë askund.

Nga Universiteti Shtetëror i Tetovës vazhdojnë të thonë se deri më tani ata kanë në dispozicion mbi 100 tituj.

“Ne i kemi marrë të gjithë titujt që janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe deri më tani numri i tyre arrin mbi 100”, thonë nga Zyra për informim pranë USHT-së.

Ndryshe nga ajo që dëgjuam prej USHT-së, zëdhënësi i MASH-it, Goran Galevski vazhdon të insiston se librat janë duke u përkthyer në të dy gjuhët paralelisht.

“Projekti është në përfundim e sipër, pothuajse gjithë titujt janë përkthyer. Procedura e përkthimt është që së pari shpallet konkurs dhe firma që fiton konkursin siguron përkthyes edhe në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Numri i titujve të përkthyer është i njëjtë për të dy gjuhët”, tha për Portalb, Galevski.

E gjithë kjo mbase do të ishte një punë e mirë, sikur të dinim se KU janë librat e përkthyera në shqip?

Në pyetjen që bëri kohë më parë redaksia e Portalbit se ku ndodhen librat dhe a mund t’i shohim, Galevski tha se ato ndodhen në magazinë.

“Titujt e përkthyer në gjuhën shqipe ndodhën në magazinën e MASH-it dhe presim që të vinë nga USHT për të bërë marrjen e tyre. Fatkeqësisht nuk lejohet hyrja në magazinë  për jot ë punësuarit e MASH-it, sepse në atë magazinë nuk janë vetëm materialet e kësaj ministrie”, tha për Portalb, Galevski.

Ndërkaq gabimet e shumta në të cilat hasin studentët dhe profesorët gjatë leximit të librave në gjuhën shqipe nga projekti qeveritarë për përkthimin e 1000 titujve titujve të Universiteteve me famë botërore, po ndikojnë negativisht në arsimim. Këto libra sikur janë përkthyer me Google Translate e jo nga ekspertë dhe persona të lëmisë përkatëse.

 LEXO MË SHUMË:

Skandaloze: Vetëm 10 tituj shqiptar promovohen në USHT!

Përkthim skandaloz në projektin gjigant të MASH-it (FOTO)

Ademi: Nëse nuk ju pëlqen përkthimi, profesorët vetë të përpilojnë tekstet

Gënjeshtrat dhe premtimet e qeveritarëve për librat në gjuhën shqipe

John McMurry, një pseudoshkencëtar në librat e Qeverisë

BDI mburret me librat skandaloz

Ademi nxjerr në pah gënjeshtrën: librat shqip nuk janë përkthyer

Skandaloze! Librat shqip nuk shpërndahen, ruhen në magazinën e MASH-it?!

Lajme të ngjashme

Back to top button