Maqedonia miraton ligje pa legjitimitet

Parlamenti i Maqedonisë, brenda dy ditëve në kuadër të dy seancave plenare 59 dhe 61, pa asnjë debat miratoi rreth 50 ligje me procedurë të shkurtër.

Juristët vlerësojnë se këto ligje që miratohen në këtë formë dhe pa opozitën, janë duke u miratuar në mënyrë ligjore por që nuk kanë legjitimitet.

Profesori universitar Osman Kadriu vlerëson se nëse parlamenti është gllabëruar nga pozita, ndërsa opozita nuk është aty atëherë vendoset në pikëpyetje edhe legjitimiteti i ligjeve.

“Nëse parlamenti është seli e opozitës, ndërsa opozita nuk është aty atëherë vendoset në pikëpyetje edhe legjitimiteti i ligjeve, nga ana juridike nuk është edhe aq, por nga aspekti politik gjithmonë ka mundësi potenciale që këto ligje të mos jenë kualitative. Edhe në vitin 2008 në të njëjtën mënyrë u miratuan ligje”, tha për Portalb, Kadriu.

Ai gjithashtu shtoi se është e patolerueshme që pa debat dhe pa prezencën e opozitës të miratohen ligje me procedurë të përshpejtuar.

Profesoresha e fakultetit juridik, Ana Pavllovska  Daneva thotë për Portalb  miratimi i ligjeve pa debate dhe pa nevojën e opozitës bëhet në Maqedoni që nga viti 2008, kur VMRO fitoi shumicën në Parlament.

“Ky trend i miratimeve të ligjeve në mënyrë të përshpejtuar ka filluar në Maqedoni që nga viti 2008 kur VMRO fitoi dy të tretat e shumicës në Parlament dhe opozitën e vlerësoi si një subjekt  jo relevant, sepse asnjë nga ligjet e propozuara nuk varej nga opozita. Kjo do të vazhdonte njëjtë edhe tani, edhe po të ishte opozita në Parlament. Po të shikoni përmbajtjen e ligjeve dhe normave do të shikoni se në mënyrë konstante rriten obligimet e qytetarëve, gjë që korrespondon me uljen e të drejtave të tyre. Po në vendin tonë mbizotëron kaosi normativ. Ligjet nuk i dinë madje as ata që i votojnë. Nuk i dinë ata që janë të detyruar t’i zbatojnë, e më së paku i dinë ata që duhet respektojnë. Në Maqedoni tani më disa vite kemi rritje të dominimit të qeverisë ndaj Parlamentit. Parlamenti është vetëm një dorë e zgjatur e Qeverisë, instrument i saj për zbatimin e politikave dhe ambicieve personale të një grupi të ngushtë të ministrave të cilët udhëheqin me këtë shtet”, tha Daneva.

Ajo shtoi se ligjet miratohen sipas kushtetutës mirëpo pikëpyetje është se sa kanë ato legjitimitet.

Ndërkaq në të dy seanca plenare, asnjë nga deputetët e pranishëm nga radhët e VMRO-së dhe BDI-së nuk u paraqit për të diskutuar rreth 50 ligjeve të paraparë në rend të ditë.

Me procedurë të shkurtër u miratua ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për siguri të ushqimit, për produkte për mbrojtje të bimëve, për fara dhe fidanë, për bimë bujqësore, për veprimtari hotelierike dhe për lëndë të para minerale, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për tregti, për kryerje të veprimtarisë zejtarie, për transport në qarkullimin rrugor, për ndërtim, për mjedisin jetësor, për siguri dhe shëndet gjatë punës, për marrëdhëniet e punës, për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë, për sigurim pensional dhe invalidor, për akademi sportive dhe për veprimtari filmike.

LEXO MË SHUMË:

Palamenti arenë e uzurpuar, nga ligjet e fabrikuara shqiptarët pësojnë më shumë

Debatet në Parlament nuk përfillin mendimet dhe argumentet për ligjet

Parlamenti miraton ligjet pa shumë zhurmë

U miratuan disa Ligje në Parlament, do të formohet Akademia e arsimtarëve

VMRO dhe BDI, shtrojnë 34 amendamente për ligjet e reja në arsim

Sjellja e ligjeve “shkel e shko” çorodit gjith sistemin juridik në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button