Parlamenti miraton ligjet pa shumë zhurmë

Pak diskutime nga foltorja e Kuvendit, por me shumë biseda mes vete të deputetëve të cilët dëgjoheshin më shumë se zërimi I Kuvendit. Kjo ishte njëra anë e vazhdimit të sotëm të seancës së Kuvendit. Kjo nuk ishte pengesë për tejkalim të rendit ditor dhe për dy orë pa diskutim të kalojnë dhjetra propozime për ndryshime të ligjeve.

Opozita, siç ka vendosur, nuk ka marrë pjesë në punën e Kuvendit, ndërsa sot nuk ishin të pranishëm edhe deputetët e PDSH-së, e as deputetet Roza Topuzovska-Karevska, Solza Grçeva dhe Ljubica Buralieva.
Diskutim nga foltorja e Kuvendit është dëgjuar vetëm për disa ndryshime të ligjeve. Një pjesë e tyre ishin ndryshimet në Ligjin për tokë bujqësore me të cilat dhënia me qira e tokës shtetërore mbi 10 hektarë do të realizohet në mënyrë elektronike me oferta publike.

Në diskutimin e tij deputeti i VMRO-DPMNE-së, Romeo Trenovski, ka pranuar se pjesa më e madhe e fshatrave në vend janë të shkreta dhe e shqetëson fakti se qytetarët më shumë po shpërngulen jashtë vendit se sa në qytete. Megjithatë, ai ka lavdëruar politikën bujqësore të qeverisë.

Masat që ndërmerr pushteti në bujqësi kanë nxitur që të rritet eksporti i prodhimeve bujqësore nga 240 milion euro në vitin 2005 në 500 milion euro vitin e kaluar. Mbi 70.000 hektarë tokë bujqësore është dhënë me qira bujqve dhe janë nënshkruar 7.700 marrëveshje – ka thënë Trenovski. Blagoja Despotovski ka lavdëruar ndryshimet e Ligjit për Komunikacion hekurudhor me të cilin definohet transporti për nevoja personale dhe do t’ju mundësojë kompanive vetë të organizojë transportin hekurudhorë prodhimeve të veta nën kushte të caktuara.

Deputetët kanë diskutuar edhe për ndryshimet e Ligjit për revizion me të cilin definohen kompetencat e Institucionit dhe këshillit për revizion dhe të konfirmohen dënimet për shkelësit e ligjit. Vazhdimi i seancës së 12 të Kuvendit ka 31 pika diskutimi, ndërsa deputetët do të duhet të japing mendimin e tyre, përveç tjerash, edhe për raportet vjetore të Komisionit rregullatorë për energjetikë dhe të Agjencisë së aviacionit civil të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button