Bastiset një familje nga polcia në fshatin Hotël (FOTO-VIDEO)

Përderisa në qendër të Kumanovës zhvillohet aksion polcior qytetarët e fshatit Hotël të Likovës thonë se ka pasur prani të madhe të forcave policore në këtë vend. Ata theksojnë se nëpër kulmet e shtëpive kanë qenë të pozicionuar snajperisë. Tani situata është e qetë.

Banorë të fshatit Hotël të Likovës thonë për Lajm se policia është futur në shtëpinë e Qenan Isenit nga ky fshat, ku kanë bë bastisje dhe kanë maltretuar anëtarët e familjes.

“Janë maltretuar të gjithë anëtarët e familjes së Qenan Isenit, kurse djali i tij Sadam Iseni është rrahur brutalisht nga policia dhe ka marrë lëndime trupore”, tha për Lajm një banor i fshatit Hotël, i cili insiston të mos i përmendet emri.

LEXO: Aksion policor në Kumanovë, digjet shtëpia, polic të lënduar (VIDEO)

Policia hotel

Policia hotel

Policia në fshatin Hotël
Policia në fshatin Hotël

 

Lajme të ngjashme

Back to top button