Nxënësit para Qeverisë: “Tani do të na dëgjoni” (FOTO+VIDEO)

Mijëra nxënës, profesor, arsimtar dhe qytetarë kanë filluar marshin protestues për në qeverinë e Maqedonisë dhe deri te Ministria e arsimit, për të shprehur revoltën kundër reformave të këqija në arsimin e mesëm.

Nxënësit mbajnë parullat “Mjaft ishte heshtje” dhe “Tani do të na dëgjoni” .

Përkrahje për marshin kanë dhënë edhe Plenumi i studentëve, Plenumi i arsimtarëve dhe Unioni studentor shqiptarë.

Nga Plenumi studentor të cilët i janë bashkangjitur protestës bërtasin “Së bashku jemi më të fortë”.

” Ne po bojkotojmë, ne po marshojmë dhe nuk do te ndalemi deri sa te takohemi me ministrin i cili si duket është shumë i zënë dhe nuk ka kohë”, deklarojnë protestuesit.

“Zëri ynë po dëgjohet, zëri ynë kumbon sot, zërin ton tani e dëgjon edhe ministri””, thonë nga Plenumi i nxënësve.

11173448_10152949252558992_1957249712_n

11160078_10152949251658992_121813608_n

11119228_10152949242383992_605955558_n

11166002_10152949173573992_1718927496_n

11180021_10152949213563992_1739503104_n

Marsh protestues i nxënësave1 Marsh protestues i nxënësave12

11180191_10152949216173992_141313488_n

 


Sot në orën 12 është paralajmëruar që të mbahet Marshi i tretë me radhë i nxënësve të shkollave të mesme në Shkup, kundër reformave të këqija të Qeverisë dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Nxënësit do të mblidhen në fontanën te Parku I Qytetit ku do të marshohet drejt Qeverisë dhe në fund do të përfundojë para Ministrisë së arsimit.

Përkrahje për marshin kanë dhënë edhe Plenumi i studentëve, Plenumi i arsimtarëve dhe Unioni studentor shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button