Zaev për rastin “Monstra” janë vrarë maqedonas janë burgosur shqiptarë, e vërteta do të del!

Do të publikojmë gjithçka që posedojmë për rastin “Monstra” kur u vranë katër fëmijë dhe një person i rritur pranë liqenit të Smillkovës, tha lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev në një intervistë për agjencinë bullgare “Fokus”, transmeton Portalb.

“Ne premtuam se do të publikojmë gjithçka që posedojmë. Do të publikojmë edhe materiale për rastin “Monstra” i cili është posaçërisht një rast i tmerrshëm ku mbetën të vrarë katër fëmijë dhe një person i rritur pranë liqenit të Smillkovës. Janë të vrarë maqedonasit ndërsa janë të burgosur shqiptarët. Tërë të vërtetën që e posedojmë për këtë rast do ta publikojmë “ tha Zaev, për agjencinë bullgare “Fokus” transmeton Portalb.

Ai më tej tha se do të publikohen incizime të cilat sipas tij e dëshmojnë tradhtinë e Qeverisë aktuale sa i përket çështjes së emrit.

Zaev ka folur edhe për atë se janë përgjuar edhe diplomatët bullgar në Maqedoni mes atyre amerikan dhe tjerë të përgjuar. /Portalb

Burimi –  Fokus

Lajme të ngjashme

Back to top button