BESA: Nëse PDSH hyn në Qeveri, dëshmohet tradhtia e tyre

Lajmi se partia e a.q. shqiptare, me liderin botërisht të njohur me sloganin “Shef, so tebe do smrt”, do të bëhet pjesë e Qeverisë, nuk përbën kurrfarë befasie për Lëvizjen BESA, thotë Afrim Gashi.

“BESA e përshëndet inkuadrimin edhe zyrtar të PDSH-së në qeveri, sepse kështu edhe publikisht do të dëshmohet se me kë kanë qenë dhe me kë janë edhe ata që deri tash na kanë mashtruar se janë opozitë shqiptare.
Kjo, siç u pa, i ka shqetësuar zyrtarët e BDI-së, të cilët nuk duan ta ndajnë pushtetin ekzekutiv me liderin “Shef, za tebe do smrt”. Por, ka ardhur koha që zyrtari i BDI-së, i njohur me sloganin “”Kamenet, da kamenot”, dhe ai “Shef, za tebe do smrt” së shpejti të jenë pranë “Naçallnikut”. Një tresh i bukur, apo?!
Udhëheqësit e partive shqiptare u deklaruan qartë se me cilin janë ata. Pas kësaj ne deklarohemi se Lëvizja BESA mbetet me shqiptaret, me popullin. Prandaj i ftojmë të gjithë shqiptaret të qëndrojnë me ne, me shqiptarët. Ne nuk jemi as me LSDM-në as me VMRO-DPMNE-në, por jemi me popullin tonë. Ata janë andej me “Naçallnikun”, ndërsa ne jemi këndej me popullin shqiptar në Maqedoni.” shprehet Gashi.

LEXO: Thaçi: Jemi në bisedime për futjen e PDSH-së në qeveri
LEXO: Bujar Osmani: PDSH në Qeveri? Nuk e kemi biseduar me VMRO
LEXO: LSDM: U pa se kush është Menduh Thaçi

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button