Bujar Osmani: PDSH në Qeveri? Nuk e kemi biseduar me VMRO

Nuk kemi biseduar me partnerin e kolaicionit dhe në asnjë moment dhe formë nuk është hapur çështja e përfshirjes së PDSH-së në Qeveri. Kështu shprehet për Portalb, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik pas paralajmërimeve të liderit të PDSH-së Menduh Thaçi se partia e tij zhvillon bisedime me kryeministrin Nikolla Gruevski për përfshirje të PDSH-së në qeveri.

“Në ditët në vijim mund të kemi qëndrim më të zgjëruar në këtë temë por deri në këtë moment, kjo çështje nuk është hapur dhe trajtuar në asnjë formë në mes partnerëve të koalicionit. Ne mbetemi në qëndrimin se jemi kundër përcaktimit të një zgjidhjeje përfundimtare për daljen nga kriza, si p.sh qeveria teknike, pa u krijuar kushtet për fillimin e dialogut të mirëfilltë politik, me ndërmjetësim ndërkombëtar, ku do të bisedohej hapur për të gjitha çështjet.” tha për Portalb, Osmani.

LEXO: Thaçi: Jemi në bisedime për futjen e PDSH-së në qeveri
LEXO: LSDM: U pa se kush është Menduh Thaçi
LEXO: BESA: Nëse PDSH hyn në Qeveri, dëshmohet tradhtia e tyre

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kush ju pyet juve ore!!! Apo , kurr jeni pyetur ndonjehere!!???? Apo, apo , asnjehere s’jeni pyetur,poe vetèm keni ba servilitet!!!

  2. Jemi duke jetuar në filma horor. Partitë shqiptare në qeveri pa kurrfarë kushtesh për interesat kombëtare, por vetëm me kushte për interesat personale të disa vetëve që qëndrojnë si qëndrojnë në udhëheqje të partive shqiptare

Back to top button