Shilegov komenton sjelljen e ministrave Stavreski dhe Jankullovska

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov ka komentuar postimin e fundit të ministres për punë të brendshme Gordana Jankullovska.

Ja çfarë shkruan Shilegov në profilin e tij në Facebook.

Do të thotë kështu:

  1. Të jesh ministër i Punëve të Brendshme në një shtet ku ka skandal me përgjime të paligjshme
  2. Të jesh pjesë (viktimë) e përgjimit
  3. Të heshtësh një muaj për këtë gjë
  4. Dhe kur të dalësh më në fund në publik, në vend që të thuash diçka për skandalin, e mbështet ministrin e financave për një press konferencë.

E kjo vërtet është një gjë e çmendur, shkruan Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button