Jankullovska me përkrahje për Stavreskin

Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska mbrëmë ka reaguar për herë të parë për atë se çka ka prezantuar lideri i opozitës Zoran Zaev në konferencën e djeshme, ku janë emituar bisedat mes saj dhe ministrit të finesave Zoran Stavreski.

Në profilin e saj në Facebook, Jankullovska ka transmetuar atë çka Stavrevski e ka deklaruar në press konferencë,  e ku deklaroi se për incizimet do të flasë pasi gjykatat të japin vendimin.

“Stavrevski e heshti Zaevin: Me ministrat dhe kryeministrin ndonjëherë kemi mendime të ndryshme, por çdoherë vendosim për më të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Jankullovska.

Ajo që është më interesante, nën postin e saj ka komente të ndryshme për audio incizimet, komente me përkrahje, kritika por edhe tallje.

Lajme të ngjashme

Back to top button