MPB: Tre të plagosurit në Kondovë, jashtë rrezikut për jetë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dalë sot me informacion zyrtar për incidentin e mbrëmshëm në një kafene në Kondovë të Shkupit.

Sipas MPB-së, në zënkën kanë marrë pjesë katër veta. “Tre prej tyre kanë qenë të kyçur direkt, ndërsa njëri indirekt, apo është gjetur në vendin e ngjarjes. Pas të shtënave, tre prej tyre janë dërugar në Qendrën klinike, ndërsa që të tre janë jashtë rrezikut për jetë”, thonë në MPB.

Njëri prej tyre, është dërguar në Spitalin e qytetit “8 shtatori” tek i cili janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Pas mbledhjes së të dhënave kundër kryerësve do të ngriten kallëzme penale

Lajme të ngjashme

Back to top button