Katër të plagosur nga radhët e BDI-së

Dy nga të plagosurit janë vëllezërit Jakupi nga Kondova, njëri nga të cilët, Jonuz Jakupi, shërben si ushtarë i rregullt në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Sipas dëshmitarëve, vëllezërit Jakupi fillimisht janë sulmuar nga dy persona, pastaj janë larguar nga kafiteria dhe sërish janë kthyer të armatosur dhe kanë filluar të shtënat me armë zjarri mes dy palëve.

Identiteti i të tjerëve dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve, akoma nuk dihet.

———————————–

Plagosen 4 persona në Kondovë të Shkupit

Katër persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, kur dy persona kanë ardhur në lokalin e fshatit dhe kanë kërcënuar dy të tjerë të cilët janë larguar nga vendi dhe pas një kohe jan kthyer të armatosur, me çka edhe kanë filluar të shtënat.

Sipas një dëshmitari, këto kanë qenë në hamsëri që nga koha kur Komuna e Sarajit drejtohej nga Blerim Bexheti dhe që të dy grupet janë pjesë e degës së BDI-së.

Akoma nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button