Angela Merkel me mesazh të fuqishëm kundrejt liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane Angela Merkel nëpërmjet një videomesazhi për Konferencën e Berlinit ka folur për problemet me të cilat përballen shtetet e rajonit. Ajo ka thënë se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të konsultohen me përfaqësuesit e qeverisë gjermane për të ardhmen e tyre dhe afrimin me BE-në. Konferenca ndërkombëtare do të nxisë procesin e pajtimit mes shteteve pasuese të Jugosllavisë, njofton Deutsche Welle.Fillimisht ministri Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, takohen me homologët e tyre nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Pasdite kancelarja Merkel pret krerët e shteteve në kancelari.Vendet e Ballkanit Perëndimor do të konsultohen me përfaqësuesit e qeverisë gjermane për të ardhmen e tyre dhe afrimin me BE-në. Konferenca ndërkombëtare do të nxisë procesin e pajtimit mes shteteve pasuese të Jugosllavisë.

Fillimisht ministri Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, takohen me homologët e tyre nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Pasdite kancelarja Merkel pret krerët e shteteve në kancelari.

Merkel tha në lidhje me konferencën në një podcast, se ështe e rëndësishme që vendeve t’u përcillet mesazhi, që ata “të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre.” Qëllimi i konferencës është edhe përmirësimi i bashkëpunimit mes vendeve.

“Njerëzit [në rajon] duan të kenë infrastrukturë transporti, ata duan që të mund të udhëtojnë lehtësisht nga një vend tjetrin.”Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.

Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve.Prandaj çdo vend, tha Merkel në podcastin e saj, duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës.

Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: “Të gjithë kanë shansin për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.”Në korrik kancelarja ishte e ftuar në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Dubrovnik. Aty kryetarja e qeverisë gjermane u premtoi vendeve të Ballkanit mbështetjen e saj për t’u pranuar në BE, por kërkoi edhe reforma në sistemin juridik dhe administrativ.

Lajme të ngjashme

Back to top button