Samiti i Berlinit: Mesazhe gjermande kundrejt Ballkanit Perëndimor

Konferenca e Ballkanit për zv.presidenten e Institutit të Politikave Europiane në Berlin, Katrin Bottger, e kthen rajonin në axhendën e politikës gjermane. Më 28 gusht krerët e vendeve të ish-Jugosllavisë, Kosovës dhe Shqipërisë takohen në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Bottger e konsideron këtë një hap të mençur.

“Situata aktuale e integrimit të vendeve të rajonit në BE është në një fazë të tillë ku vihen re hapa të vegjël suksesi të herëpashershëm, por i gjithë procesi në tërësi është bërë më i vështirë dhe i tejzgjatur, krahasuar me integrimin e vendeve lindore, anëtare të BE-së. Në këtë proces të vështirësuar, Gjermania konsiderohet si ajo që ngre gjithmonë me paralajmërim gishtin lart. Prandaj është një moment i mire për të treguar se Gjermania, megjithëse është këmbëngulëse, apo vë kushte për Kosovën si në rastin e Serbisë për hapjen e negociatave, ajo nuk e ndryshon përcaktimin e saj dhe nuk e vë në pikëpyetje perspektivën europiane të integrimit të këtyre vendeve, por e mbështet atë”, thotë Katrin Bottger, Instituti I Politikave Europiane. Bottger i tha DW se kjo konferencë duket edhe si vlerësim për atë që ka arritur Ballkani deri më tani.

Nga ana tjeter, takimi mund të konsiderohet edhe shenjë e rëndësisë që ka rajoni për Europën dhe faktin që ai nuk humbet në axhendën politike, pavarësisht konflikteve nëpër botë të cilat tërheqin vëmendjen e bllokut siç janë ato në Ukrainë, Palestinë, Siri e Irak.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pritet ta mbyllë konferencën me një fjalim drejtuar të kryeministrave, ministrave të punëve të jashtme dhe ministrave të ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkal ka zbardhur motivet e inicimit të një ngjarjeje të tillë. Sipas saj, në përvjetorin e 100 të fillimit të Luftës së Parë Botërore, është koha që t’i jepet formë të ardhmes, duke kapërcyer kujtimet e hidhura nga konfliktet.

Lajme të ngjashme

Back to top button