U shkatërruan 600 tonë armë kimike të Sirisë

Mbaroi misioni amerikan mbi ujërat e Detit Mesdhe. Të gjithë armët kimike të deklaruara nga regjimi sirian, janë tashmë të shkatërruara nga anijet speciale të ushtrisë amerikane.

“Mbi detin e hapur ata janë neutralizuar”, ishin fjalët e Pentagonin mbi lajmin e armëve kimike.

Edhe presidenti amerikan Barack Obama dhe sekretari i jashtëm, Jon Kerry, e paraqitën si të suksesshme misionin, duke e paralajmëruar edhe njëherë shtetet tjera që armët e tilla të mos përdoren.

Retrospektive

Tre shtete nuk pranuan që dekompozimi i tyre të bëhet në vendet e tyre, mes tyre edhe pretedentja kryesore Shqipëria. Vitin e kaluar u kryen edhe protesta të mëdha në të gjithë qytetet shqiptare, vetëm e vetëm që armët e tilla të mos silleshin në Shqipëri, përkundër favoreve të shtetit amerikan që do i jepte Shqipërisë, si fitimin e çmimit NOBEL për paqe, thellimin e partneritetit mes dy vendeve, udhëtimin pa viza të shqiptarëve në SHBA.
Kryeministri Edi Rama edhe pse me vonesë, tha JO-në mbi aprovimin që Shqipëria të bëhej pjesë e dekompozimit.

Presidenti Amerikan bëri me dije Assadin në gusht të 2012, se armët kimike janë vija e kuqe e regjimit të tij. Pas përdorimit të armëve të tilla, në rrethinat e kryeqytetit Damask, me ndikimin rus, vendimi u zbut vetëm në shkatërrimin përfundimtar të tyre, duke i dhënë rrugë të hapur, mos sulmimit të Sirisë nga NATO-ja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button