Zelenskyy synon 2027 për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka zhvilluar biseda telefonike me liderët e Austrisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Në këto biseda ai ka konfirmuar se Ukraina synon vitin 2027 për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.
Zelenskyy tha se anëtarësimi në BE është një garanci e rëndësishme sigurie për Ukrainën dhe për gjithë Evropën. Ai u shpreh se Kievi pret mbështetje nga partnerët evropianë për këtë objektiv.
Ai falënderoi Austrinë dhe Norvegjinë për mbështetjen financiare dhe materiale në funksionimin e rrjetit energjetik. Ndërkaq, Norvegjia ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të Ukrainës pas luftës.
Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2022, pak pas fillimit të luftës nga Rusia, duke kërkuar një proces të përshpejtuar integrimi.