Vazhdoi rritja e çmimeve te prodhimet industriale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në muajin prill është regjistruar rritje e çmimeve për 6.1 përqind në krahasim me prillin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në prill të vitit 2025: 0.2 përqind janë zvogëluar krahasuar me muajin paraprak, ndërsa 6.1 përqind janë rritur krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me prillin e kaluar, rritje më të theksuar është regjistruar te Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 18.4 përqind, ndërsa për 5.6 përqind është rritur te miniera dhe gurore. Te ky sektori i fundit, krahasuar me muajin paraprak ka rritje për 1.8 përqind.