Teatri Shqiptar i Shkupit u dekorua me shumë çmime në Festivalin e Komedisë në Mitrovicë

Teatri Shqiptar i Shkupit arrti të marrë çmimet më të rëndësishme në edicionin e 14-të i Festivalit të Komedisë “Mittrix Fest” në Mitrovicë. Gjatë ditëve të festivalit u dhanë gjashtë shfaqje komedi teatrale dhe shtatë garuan për çmimet e mëdha që i ndau juria profesionale, transmeton Portalb.mk.

Vepra “ADN” me autor Denis Kelli, nën regji të Fatos Berishës u shpall shfaqja më e mirë e festivalit, ndërkaq aktorja Sara Bajrami ka marrë çmimin e aktores më të mirë joprotagoniste.

Sara Bajrami për Portalb.mk tha se ndjehet pafundësisht e lumtur me këtë vlerësim të jurisë.

“Në fakt unë jam shpallur si “aktroja më e mirë jo protagoniste” edhe pse në këtë shfaqje kam rolin e protagonistes, por gjithësesi, që juria e kanë vlerësuar punën time edhe kjo e dëshmon, dhe unë ndjehem pafundësisht e lumtur”, tha Bajrami.

Pamje nga aktrimi i Sara Bajramit në Festivalin e Komedisë "Mittrix Fest", nga Sara Bajrami
Pamje nga aktrimi i Sara Bajramit në Festivalin e Komedisë “Mittrix Fest”, foto nga Sara Bajrami

 

Aktorja theksoi se ky është çmimi i dytë sjell kjo shfaqje i solli.

“Edhe në Festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoni”-Dibër, vitin e kaluar u vlerësova me çmimin “aktorja më e mirë e festivalit” kështu që patjetër që vlerësimet e një pas njëshme janë vërtet një shtysë e madhe për mua që të mos ndalojë, e mos të lodhem duke punuar”, tha Bajrami.

Pamje nga aktrimi i Sara Bajramit në Festivalin e Komedisë "Mittrix Fest", nga Sara Bajrami
Pamje nga aktrimi i Sara Bajramit në Festivalin e Komedisë “Mittrix Fest”, foto nga Sara Bajrami

Në festivalin e komedisë, këtë edicion nuk mungoi edhe ekspozita e pikturave të realizuara nga fëmijët me autizëm.