Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun për këtë sëmundje

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Nature Communications”, ekziston një rrezik më i lartë i demencës nëse kohëzgjatja e gjumit është gjashtë orë ose më pak – në moshën 50 dhe 60 vjeç – krahasuar me personat që flenë shtatë orë gjatë natës, raporton ABC.

Pas hulumtimit të gati 8,000 njerëzve për 25 vjet, studimi zbuloi se të fjeturit më pak se gjashtë orë në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës.

“Koha e shkurtër e gjumit midis moshave 50, 60 dhe 70 vjeç shoqërohet gjithashtu me një rrezik të shtuar prej 30% për shfaqjen e demencës, pavarësisht nga faktorët sociodemografikë, të sjelljes, kardiometabolikë dhe të shëndetit mendor, përfshirë depresionin”, sipas studimit.

“Gjumi është i rëndësishëm për funksionimin normal të trurit dhe mendohet gjithashtu të jetë i rëndësishëm për pastrimin e proteinave toksike që grumbullohen në tru”, tha Tara Spires-Jones, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës për Shkencat e Zbulimit të Trurit në Universitetin e Edinburgut në Skoci.

“Problemet e çrregullimit të gjumit mund të ndodhin shumë kohë para fillimit të shenjave të tjera klinike të demencës”, tha Tom Dening, i cili drejton Qendrën për Demencën në Institutin e Shëndetit Mendor në Universitetin e Nottingham në Britaninë e Madhe