Spektakël edhe në natën e dytë, dhjetë shtete siguruan biletën për finalen e Eurovizionit
Me dhjetë shtetet e tjera që kaluan nga gjysmëfinalja e dytë që u mbajt sonte, është kompletuar lista e finalistëve të Eurovizionit të këtij viti, shkruan Portalb.mk.
Në finale nga kjo gjysmëfinale shkuan: Lituania, Izraeli, Armenia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Letonia, Malta dhe Greqia.
Në finale nga gjysmëfinalja e parë nuk arritën të shkojnë: Serbia, Mal i Zi, Çekia, Irlanda, Gjeorgjia dhe Australia.
Nga gjysmëfinalja e parë në finale shkuan dhjetë shtetet: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.
Nga gjysmëfinalja e parë, finalen nuk arritën ta prekin: Sllovenia, Belgjika, Azerbajxhani, Kroacia dhe Qipro.
Në finale automatikisht të kualifikuar janë shtetet e pesëshes së madhe: Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Spanja.
Ndërsa në finale si çdo vit është edhe shteti fitues i vitit të kaluar, këtë vit Zvicra.
Finalja e madhe do të mbahet më 17 maj (e shtunë) me fillim në ora 21:00.
Shqipërinë këtë vit e përfaqëson Shkodra Elektroninke me këngën ‘Zjerm’.
Maqedonia e Veriut për të tretin vit me radhë nuk merr pjesë në Eurovizion.
Eurovizion 2025 mbahet në Bazel të Zvicrës pasi Nemo me këngën “The Code” i sollën fitoren këtij shteti në vitin 2024.