Spasovski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

Gjendja e sigurisë është stabile, gjithçka që bëjmë si MPB dhe anëtare e NATO-s pozitivisht ndikon ndaj sigurisë në shtet, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, njofton Portalb.

Në intervistë për “Zërin e Amerikës“, Spasovski thekson se shërbimet dhe agjencitë e sigurisë në vend po ndërmarrin masa për parandalim të çfarëdo lloj prishje të sigurisë.

“Fakt është se ngjarjet gjeopolitike globale, para së gjithash agresioni rus ndaj Ukrainës, ja tani ndodhitë në Izrael midis Izraelit dhe Palestinës, megjithatë edhe konfliktet, tensionet të cilët janë në veri të Kosovës, kanë ndikim serioz ndaj gjendjeve, kryesisht në sferën e sigurisë. Pikërisht për këtë arsye, jo vetëm MPB-ja, por në gjithësi edhe të gjithë shërbimet dhe agjencitë e sigurisë në kuadër të Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërmarrin gjithçka në bazë ditore që të mundemi ta mirëmbajmë gjendjes të sigurtë dhe stabile dhe, gjithsesi, në pajtueshmëri të gjithë asaj që mund të ketë implikime të parandalojmë çfarëdo lloj prishje të sigurisë. Për momentin, gjendja është e sigurtë, stabile, nuk kemi kurrfarë indikacione për prishje të mundshme”, tha Spasovski.

Sipas tij, aktivitetet që po ndërmerren në bazë ditore, po japin rezultate në drejtim të përmirësimit të sigurisë.

“Mendoj se aktivitetet të cilët i ndërmarrim çdo ditë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë, në përmirësim të gjendjes me kriminalitetin – rënia e kriminalitetit për 11 përqind në nivel të shtetit në krahasim me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë, rritje të efikasitetit në punën e policisë – gjithë këto janë parametra të cilët tregojnë se gjendja e sigurisë është në nivel të lakmueshëm. Gjithsesi se këtu duhet të vlerësohet edhe ajo që praktikisht e bëjmë si vend-anëtar i Aleancës së NATO-s, kjo gjithsesi se ndikon ndaj sigurisë në shtet, ndikon pozitivisht, sepse nuk jemi vetëm, kemi aleat të fuqishëm, jemi pjesë e aleancës më të madhe ushtarako-politike, me partnerë të fuqishëm me të cilët së bashku punojmë për mirëmbajtje të sigurisë sonë, megjithatë edhe rajonale dhe globale”, theksoi ministri Spasovski.