Samsung me shpjegim për rënien drastike të fitimeve

Samsung është duke u përballur me një krizë kohët e fundit sepse shihet një rënie e kërkesës për mikroçipa që do të sjellë rënie të madhe të fitimeve të kompanisë. Krahasuar me tremujorin e pare të vitit të kaluar,kompania do të ketë një rënie fitimesh me 96% dhe totali i fitimit do të jetë 445 milion dollarë.

“Ne po përshtatemi për të ulur prodhimin e memories në një nivel kuptimplotë… përveç optimizimit të operacioneve të linjës që tashmë janë duke u zhvilluar,” thoshte deklarata e Samsung. Samsung është një kompani lider në prodhimin e çipave të memories dhe kjo krizë mund të jetë e pabesueshme, transmeton pcworld.al.

Kjo kompani po vendos vëmendjen e saj në prodhimin e çipave për orat inteligjente apo telefonat më të fundit që do të sjellin fitime për Samasung. Gjithashtu laptopët janë një proioritet për këtë kompani duke sjellë inovacion në këtë kategori teknologjike.

COVID-19 ishte një goditje për të gjitha kompanitë sepse uli ndjeshëm fitimet e tyre dhe kishte ndërmarrje të cilat rrezikuan falimentimin. Samsung është një kompani që ka pushtuar gjithë tregun botëror.