RMV, në mesnatë do të shtrenjtohet çmimi i benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0.65 për qind krahasuar me vendimin paraprak, transmeton Portalb.mk.

Nga sonte në mesnatë për gjysmë denari do të shtrenjtohen benzina Eurosuper BS-98 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri. Për 0,742 denarë rritet edhe çmimi për kilogram i mazutit.

Karburantet e tjera do të mbeten me çmime të pandryshuara.

Nga sonte në mesnatë çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzina  EUROSUPER BS 95 – 80,5 denarë/litër

Benzin motorik EUROSUPER BS 98 – 83 denarë/litër

Dizeli EURODIESEL BS (D-E V) – 69 denarë/litër

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 1 (EL-1) – 68 denarë/litër

Mazuti M-1 NS – 40.175 denarë/kilogram