RMV, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe këtë javë

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët. Nga mesdita do të jetë e paqëndrueshme me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit, thonë nga Drejtoria për punëp hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup paraditja do të jetë pjesërisht e vranët, pasditja në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 15, ndërsa maksimalja prej 21 deri në 28 gradë Celsius.

Ndikimi i aktivitetit ciklonik nga jugperëndimi do të kushtëzojë motin në ditët në vijim paradite me diell, ndërsa pasdite pjesërisht i vranët vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erë të fortë, rrufe dhe breshër.