RMV, Ministria publikoi listën e nxënësve që janë pranuar në konviktet shtetërore

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e nxënësve të pranuar nëpër konviktet shtetërore për vitin shkollor 2025/26, transmeton Portalb.mk.

Rezultatet janë për 12 konviktet shtetërore që gjenden nëpër qytete të ndryshme, katër në Shkup, një në Strumicë, Kumanovë, Gostivar, Ohër, Kavadar, Veles, Makendski Brod dhe Manastir.

Te “Dimitar Vllahov” në Manastir janë pranuar 96 nxënës, në Kumanovë 12, te “Partenija Zografski” në Shkup 142, në Gostivar 105, në Ohër 120, 25 nxënës në “Dimitar Vllahov” Shkup, “Zdravko Cvetkovski” në Shkup 305, në Kavadar 35, në Veles 155, në “Pançe Karaxhozov” Shkup 47, në Makedonski Brod 26 dhe në Manastir 292 nxënës.

Regjistrimi filloi më 25 qershor dhe zgjati deri më 10 korrik, ndërsa akomodimi i nxënësve do të fillojë prej 29 gushtit.

Nxënësit e interesuar për akomodim në konvikt, duhet të jenë nxënës të rregullt, nënshtetas të RMV-së, të jetë 25 kilometra larg vendbanimit, gjegjësisht 10 kilometra nëse nuk ka transport publik të organizuar.