Policia gjuajti në ajër, pastaj arrestoi 13 persona që ishin përfshirë në një përleshje para spitalit
Dy grupe janë përfshirë në një përleshje në hapësirat para spitalit të Prilepit. Me qëllim ndërprerjen e përleshjes, një polic ka gjuajtur me armë në ajër, transmeton Portalb.mk.
Në neutralizimin e rastit, Policia ka arrestuar 13 persona që u përfshinë në Spitalin e Përgjithshëm “Borka Taleski” në Prilep. Përleshja kishte ndodhur fillimisht në mëngjes në fshat, ndërsa kjo përleshje ishte bartur pastaj në hapësirat para spitalit.
Në këtë përleshje janë lënduar tre persona, të cilët menjëherë kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.