Parkingjet në Komunën në Qendër të Shkupit do të janë falas për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve

Parkimi në Komunën Qendër gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Më 1 janar, 6 janar – natën e Krishtlindjeve dhe 7 janar – Krishtlindje, të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP PKQ do të jenë falas, transmeton Portalb.mk.

Tarifat e rregullta të parkimit dhe lëshimi i kontratave në Drejtorinë e PKQ do të rifillojnë më 2 janar të premten, si dhe nga 8 janari me orar normal pune.

Depoja e shërbimit të “Merimangës” NP PKQ do të funksionojë 24/7 gjatë festave, si dhe parkingjet e mbyllura “Dilajla” me pagesë automatike dhe “Trgotekstil”, ku pagesa do të bëhet sipas regjimit të rregullt.