OKTA rriti zbritjen për naftën në 3 denarë për litër dhe e zgjati masën deri më 6 prill

Në vend të fundit të marsit, zbritja që kompania OKTA prezantoi për karburantet do të zgjasë deri më 6 prill – informoi sot ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, transmeton Portalb.mk.

Përveç kësaj, kompania ka vendosur të prezantojë një zbritje shtesë prej një denar për litër për naftën, që do të thotë se nga sot zbritja rritet nga dy në tre denarë për litër.

“Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, përmes komunikimit intensiv dhe të drejtpërdrejtë me kompaninë OKTA, inicioi dhe siguroi përmirësimin e kushteve për zbritje në derivatet e naftës, me një qëllim të qartë – uljen e mëtejshme të presionit të çmimeve mbi qytetarët dhe ekonominë”, tha Bozhinovska në një video-adresim.

OKTA thekson se masat synojnë t’u mundësojnë tregtarëve me shumicë dhe pakicë të transferojnë këtë përfitim te blerësit përfundimtarë në vend, duke shtuar se tregtarët kanë liri të plotë për të përcaktuar në mënyrë të pavarur çmimet e tyre, në përputhje me politikën e tyre tregtare.