Një prind në Maqedoni i tregoi përmbajtje pornografike djalit të tij të mitur, Prokuroria kërkoi paraburgim

Prokuroria Themelore Publike në Manastir lëshoi ​​urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer vepra penale të vazhdueshme – Kënaqja e pasioneve seksuale para një personi tjetër sipas nenit 190, paragrafi 3, dhe Tregimi i materialit pornografik ndaj një fëmije sipas nenit 193, paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari 54-vjeçar, për një periudhë të zgjatur kohore, gjatë viteve 2025 dhe 2026, në shtëpinë e pushimit familjar në fshatin Oblakovë, ka treguar përmbajtje pornografike dhe ka masturbuar para djalit të tij 10-vjeçar, ndërsa e ka nxitur edhe fëmijën të shikojë dhe të masturbojë.

Prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Manastir për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.