Ministrja me origjinë maqedonase dha dorëheqje nga qeveria sllovene, përdori dritat sinjalizuese të një makine zyrtare

Ministrja sllovene e transformimit digjital, Emilia Stojmenova-Duh, e lindur në Maqedoninë e Veriut,dha dorëheqje pasi u kritikua nga opinioni për përdorimin e paautorizuar të dritave sinjalizuese të veturës zyrtare, raporton Portalb.mk.

Kryeministri Robert Golob pranoi dorëheqjen e ministres.

Mediat sllovene raportojnë se ajo ndezi ilegalisht dritat sinjalizuese të makinës së saj zyrtare për të shmangur bllokimin e trafikut në Austri dhe për të kapur aeroplanin për në Gjenevë, por gjithashtu se ajo ishte në qendër të një debati publik për shkak të parregullsive të supozuara në prokurimin e 13,000 kompjuterëve.

Stojmenova-Duh ka lindur në Vinicë në vitin 1985 dhe është shpërngulur në Slloveni në moshën 17 vjeçare. Në qershor 2022, ajo u bë ministre për transformimin digjital në qeverinë e Robert Golob.