Ministri izraelit i Mbrojtjes: Operacioni tokësor në Gaza mund të zgjasë me muaj

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se “Operacioni tokësor ndaj Gazës” mund të zgjasë me muaj, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në gazetën “Yediot Ahronot”, Gallant deklaratën në fjalë e bëri gjatë një takimi të “Komandës së Operacione të Forcave Ajrore” në afërsi të kufirit të Gazës.

“Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë ushtrinë izraelite. Aspekti operacional i manovrës (emri që Izraeli ka emërtuar sulmet e tij në Gaza), përbëhet nga aftësia ajrore dhe operacioni tokësor. Operacioni tokësor në Gaza duhet të jetë lufta e fundit atje sepse më pas nuk do të ketë Hamas. Kjo mund të zgjasë një muaj, dy, tre muaj por në fund atje nuk do të mbetet Hamas”, tha Gallant.

Ushtria izraelite në një deklaratë më parë njoftoi se sulmet ajrore janë intensifikuar për të pakësuar kërcënimet me të cilat mund të përballen forcat izraelite në Gaza me qëllimin për përgatitje të fazës së mëpasshme (operacioni tokësor) të “luftës”.