Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

Në Maqedoninë e Veriut sot është festë shtetërore, 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, datë e cila shënohet nga vitit 2007. Kjo ditë është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova sot kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut të shënojnë këtë ditë historike në harmoni, paqe dhe të lumtur, duke përkujtuar ëndrrën e revolucionarëve maqedonase.

“Të angazhohemi për atdheun dhe ta ruajmë, pasi tjetër nuk kemi! Të respektojmë njëri-tjetrin, pasi pa neve të gjithëve, nuk ka shtet të Maqedonisë. Ta trashëgojmë te pasardhësit, si na e lan neve, revolucionarët maqedonas”, deklaroi sot presidentja Gordana SIljanovska – Davkova.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, përkujtoi që me themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 u krijuan bazat e luftës së organizuar për liri dhe pavarësi.

“Lufta dhe mosnënshtrimi i vazhdueshëm gjatë dekadave që vijuan rezultuan në krijimin e një shteti, në të cilin brezi i sotëm i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë. Brezi i sotëm në shtetin tonë përballet me tundime të ndryshme dhe është vendosur para qëllimeve të tjera. Qëllimi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendosja e mëtejshme në NATO si vend-anëtar i barabartë”, deklaroi Gashi.

Ai vlerësoi që kjo ditë na përkujton përpjekjen, lotët dhe gjakun për të qenë të pavarur, duke theksuar që “pavarësia nuk na është dhënë në çantë”.

“Kjo ditë të festohet nga të gjithë, edhe të majtit edhe të djathtit, ditë që na lidh me qëllimin tonë, Maqedoni të fortë dje shtet të përparuar”, deklaroi Mickoski në lidhje me 23 Tetorin.

Çmimi Shtetëror “23 Tetori” sivjet i ndahet poetit Sllave Dimoski për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.