Koha është që t’u themi STOP acarimeve brenda partive shqiptare

Prej kohësh jemi dëshmitar të një retorike stereotipe të disa politikanëve qofshin të opozitës, edhe ata të pozitës, të cilët duke luajtur rolin e kameleonëve bulimik, përpiqen të damkosin të tjerët pa mos ofruar asnjë qasje të qëndrueshme në sendërtimin e një platforme të shëndoshë kombëtare.

Popullata është ngopur me disa dekada nga politikanët me fjalor acarues dhe fyerje antiqytetare brenda korpusit të partive politike Shqiptare. Kultura tradicionale Shqiptare nuk e pranon këtë lloj acarimi. Paradoksale është fakti edhe sot ,sepse politikanët e rinj akoma nuk munden të dalin nga lëvozhga politike e para disa dekadave të cilët prodhuan politikë shterpe. Nga këto rrethana të krijuara në vend, nga politikat dështuese rinia detyrimisht zgjedh që satisfaksionin e jetës më të mirë t’a përjetojë në mërgim.

Është shumë lehtë të apostrofojsh lëshimet dhe gabimet e të tjerëve, por kjo nuk do na çojë askund po qesë nuk përpiqemi që me vizionet dhe aktivitetet vetanake profesionale dhe sociale të përmirësojmë gjendjen aktuale, ku mbisundon papërgjegjesia, nepotizmi, diskriminimi, padrejtësia e kështu me radhë. Në të vërtetë, është koha e fundit që secili prej nesh të kuptojë se nuk është i gjithëdijshëm dhe i pagabueshëm. Aq me pak i pazëvendësueshëm në kryerjen me sukses të ndonjë mandati apo detyre me përgjegjësi. Mirëpo ky fakt nuk na lejon që të bëhemi kujdestar i personave te cilat profesionalisht dhe me përgjegjësi ushtrojnë detyrën e tyre për të cilën paguhen. Diskreditimet dhe kritikat e paqëndrueshme janë tipare të botëkuptimeve mesjetare, në të cilët Sulltanët dhe Perandorët e gjithëfuqishëm kanë pretenduar se kanë të drejtën absolute për të vendosur mbi fatin e një kombi. Le të punojmë pak më tepër në ngritjen profesionale dhe morale të personalitetit, duke u nisur pik së pari nga vetvetja, e jo të merremi natë e ditë me përgojimin dhe ofendimin e të tjerëve, pa argumente ose me fraza të palogjikshme  qofshin ato politikan, profesor, mjek, funksionar apo qeveritar. Me këto akte aktivizohet spiralja polarizuese brenda politikës Shqiptare, dhe e harrojnë se duhet të merremi me përmirësimin, apo avancimin e statusit Shqiptar në shtet, energjia politike derdhet në pellgun e moçalit të zvarranikëve.

Dukurit negative sociale nuk mund të evitohen vetëm me stigmatizimin e tyre, por të gjithë ne duhet të kontribuojmë me aktivitetin tonë të përditshëm profesional në ngritjen e cilësisë dhe rendimentit në vendin e detyrës, për të cilin jemi zgjedhur. Mësim më të mirë me porosi tendencioze le t’i kemi për personat të cilët i kemi votuar dhe nuk i liferojnë bazës për ndonjë të arritur pozitive, gjatë aktivitetit politik, ata me sa duket e kanë humbur kontaktin me bazën, kryeneçët deputet do të përjetojnë vdekjen politike, po ashtu edhe kryetar e partive të cilët e injorojnë elektoratin e vetë që me prapavije dashakeqe ushtrojnë funksionin e tyre, për t’i kënaqur aspiratat private, kundër interesave kolektive, edhe ata do të përfundojnë në koshin e mbeturinave tek politikanët paraprak.

Shkroi: Nexhat Bexheti